Radev: Qeveria bullgare të luftojë për Kapitullin 35 të kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas Presidentit bullgar Rumen Radev, negociatat për Maqedoninë në BE do të nënkuptonin futjen e çështjeve të pazgjidhura në BE dhe legjitimimin e urrejtjes ndaj Bullgarisë.

Radev thotë se ai pret që qeveria bullgare të luftojë për Kapitullin 35 të kornizës negociuese, e cila do të përfshijë të gjithë pozicionin e tyre kombëtar, të miratuar nga parlamenti bullgar, si kritere të njohura qartë për t’u ndjekur gjatë procesit të negociatave. Sidoqoftë, siç thotë Radev, kjo duket gjithnjë e më pak e mundshme dhe ekziston vetëm një rrugëdalje – shtyrja e negociatave derisa të arrihet një marrëveshje e qartë dhe e detyrueshme për të pastruar të gjitha çështjet bilaterale me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin tonë, ndërsa Bullgaria e ka mbështetur gjithmonë atë, por ne duhet të kemi garanci të qarta se uniteti ynë si komb bullgar dhe trashëgimia kulturore nuk do të vihen në dyshim nga faktorë të jashtëm”, deklaroi Radev./Telegrafi/

Radev: Qeveria bullgare të luftojë për Kapitullin 35 të kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy