minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë nismën për përgjegjësi në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë në RMV - Struga.info


Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë nismën për përgjegjësi në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë iniciativën për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.

Nisma u hodh poshtë si e pakohë me nëntë vota “pro” dhe dy “kundër”.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) përmes kësaj iniciative kërkoi përgjegjësi për anëtarët e Bordit të Drejtorëve, pasi vlerësoi se Akademia gjatë procesit zgjedhor ka vazhduar procedurën e testimit për pranimin e kursantëve për gjyqtarët e ardhshëm dhe prokurorët, në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe konfliktin e interesit dhe Kodin Zgjedhor.

Iniciativa u është dërguar disa institucioneve kompetente për të propozuar anëtarë të Bordit Drejtues të Akademisë, ndër të cilët është edhe Këshilli Gjyqësor./Telegrafi/

Advertisement

The post Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë nismën për përgjegjësi në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy