Këshilli Gjyqësor në Maqedoni ka filluar aktivitetet lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Misionit Vlerësues të BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka filluar aktivitetet lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Misionit vlerësues të BE-së.

“Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me ekspertë të projektit të BE-së Mbështetje për sundimin e ligjit, financuar nga BE-ja, të udhëhequr nga udhëheqësi i ekipit të projektit Dieter Schindlauer dhe udhëheqësi i komponentit – Përkrahja e BE-së për sundimin e ligjit Grzegorz. Borkovski, në periudhën 22 – 24 janar, mbahet Punëtoria për Raportin e Misionit vlerësues të Bashkimit Evropian për funksionimin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të zbatimit të rekomandimeve të përfshira në raporti”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të publikuar në faqen e internetit.

Pas përfundimit të punëtorisë, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të informojë për konkluzionet e miratuara dhe hapat e mëtejshëm, thuhet në deklaratë.

Këshilli Gjyqësor në Maqedoni ka filluar aktivitetet lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Misionit Vlerësues të BE-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy