
Identiteti kombëtar maqedonas është një realitet historik, shoqëror dhe politik, ashtu si identitetet e bashkësive të tjera etnike në vendin tonë, thuhet në reagimin e Këshillit të Ambasadorëve.
Pas njoftimeve se gjuha dhe identiteti maqedonas do të fshihen nga Raporti i Parlamentit Evropian, Këshilli deklaron se identiteti maqedonas nuk duhet t’i nënshtrohet mohimit, kushtëzimit ose politizimit brenda kornizës së procesit të pranimit, as të reduktohet në përcaktues simbolikë ose të parëndësishëm.
“I mirëpresim përpjekjet e të gjithë aktorëve politikë përkatës në vend për të qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e këtyre vlerave themelore. Në të njëjtën kohë, duke theksuar angazhimin e fortë të vendit për integrimin në BE, besojmë se partnerët dhe institucionet evropiane do të mbeten në përputhje me parimet e respektit, barazisë dhe përfshirjes mbi të cilat është ndërtuar Unioni”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve.
Këshilli gjithashtu i bëri thirrje qeverisë që të zbatojë vazhdimisht reformat e parashikuara në Planin e Rritjes./Telegrafi/
The post Këshilli i Ambasadorëve: Identiteti maqedonas nuk duhet të jetë subjekt i mohimit appeared first on Telegrafi.