Këshilli i ambasadorëve me dhimbje e pikëllim të thellë e pranoi lajmin për zjarrin i cili e kaploi mbrëmë qendrën Kovid-19 në Tetovë me çrrastë pati persona të vdekur dhe të lënduar rëndë.

“Këshilli i ambasadorëve familjeve të viktimave ua shpreh ngushëllimet e thella dhe dhimbjen dhe pikëllimin e ndanë me ata përderisa të lënduarve u uron shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Këshilli i ambasadorëve.

Ata presin që institucionet përkatëse të shtetit të dalin para opinionit me informata dhe sqarime përkatëse për motivet dhe shkaqet e ndodhjes së kësaj tragjedie të paparë deri më tash në Tetovë dhe më gjërë.

Këshilli i ambasadorëve kërkojnë që institucionet të japin sqarime përkatëse për tradegjinë në Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";