Këshilli i prokurorëve publikë nuk kishte kuorum, zgjedhja e prokurorëve shtyhet për javën e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhja e pesë prokurorëve në Prokurorinë për Krim të Organizuar në krye me Vilma Ruskovska është shtyrë për shkak të mungesës së tre anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse më herët e kanë ditur për seancën sotme, për shkak të obligimeve tjera nuk kanë qenë të pranishëm prokurori i shtetit Ljubomir Joveski dhe anëtarët Ixhet Memeti dhe Ljupço Ivanovski”, njoftoi kryetari i këshillit Antonio Jolevski, i cili zgjedhjet i shtyu për të enjten e ardhshme për shkak të mungesës së kuorumit.

Ai thotë se nuk ka rrezik që votimi të dështojë dhe tha se personalisht nuk ka presion politik në lidhje me zgjedhjet.

“Shpallja për vendet e lira në këtë prokurori ka përfunduar më 1 dhjetor. Për vendet e lira kanë konkuruar prokurorët me mandat të skaduar Ivana Trajçeva, Marija Gjorgeva, Valentina Beslimovska, Suzana Mirçeska-Kuzmanovska dhe Engjelushe Kadriu-Leshi, ndërsa kandidatët e tjerë janë Zllatko Bikovski, Elizabeta Josifovska, Natasha Armani.

Advertisement

Kryetari i Këshillit Jolevski theksoi se mandati i tre prokurorëve të tjerë në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar përfundon në qershor./Telegrafi/

Këshilli i prokurorëve publikë nuk kishte kuorum, zgjedhja e prokurorëve shtyhet për javën e ardhshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy