Këshilli i Sigurimit në Maqedoni sot mban mbledhje, do të shqyrtohet gjendja aktuale në vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli i Sigurimit sot do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohet situata aktuale politike dhe e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Në seancë, siç informojnë nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovskit, do të marrin pjesë anëtarët e rregullt të Këshillit, Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ministër i Brendshme, Slavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes, Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Markoviq, profesor në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Veton Latifi, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe Trajan Gocevski, ish-ministër i mbrojtjes dhe profesor universitar.

Me ftesë të Presidentit, në seancën e Këshillit do të marrin pjesë edhe Erold Musliu, drejtor i Agjencisë për Inteligjencë, Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe gjeneral Vasko Gjurçinovski, shef i Shtabit të Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonia e Veriut.

Këshilli i Sigurimit në Maqedoni sot mban mbledhje, do të shqyrtohet gjendja aktuale në vend shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy