Këshilltaret shqiptare në Qytetin e Shkupit: Arsovska nuk po realizon projektet për Shkupin modern!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilltaret e Qytetit të Shkupit, Nezrane Rustemi nga BDI dhe Makfire Iseni nga ASH, ndajnë të njejtin mendim sa i përket realizimeve të projekteve për Shkupin modern, të premtuar nga Danella Arsovska në zgjedhjet e fundit komunale.

Këshilltarja e ASH-së, Makfire Iseni thotë se nuk ka asnjë ndryshim që pas ardhjes së Arsovskës në krye të Qytetit të Shkupit.

“Fatkeqësisht nuk mund të shohim ndonjë ndryshim nga udhëheqja e zonjës Danella. Nëse mendojmë se Shkupi ka qenë modern, ai prapë është. Nuk është se ka pasur ndikim të madh ose kapital të madh në investime në Qytetin e Shkupit që nga mandati i zonjës Danella Arsovska”, tha në “KlanDebat” Makfire Iseni nga ASH.

Ndërsa këshilltarja e BDI-së, Nezrane Rustemi, u shpreh se projektet e Arsovskës bllokohen në Këshiil nga këshilltarët e opozitës, pasi Arsovska momentalisht nuk ka shumicë.

Advertisement

“Duke pasur parasysh se kryetarja Danella Arsovska nuk ka shumicë në Këshill, një pjesë të madhe të këshilltarëve nuk i ka nga ana e saj, kështu që, projektet për një Shkup modern janë të bllokuara në çdo seancë. mendoj se patjetër duhet gjendet një kompromis i përbashkët mes këshilltarëve dhe kryetares së Qyteti të Shkupit, Danella Arsovska, që ata projektet të realizohen sepse janë në të mirë të qytetarëve”, tha mes tjerash Nezrane Rustemi nga BDI.

Këshilltaret shqiptare në Qytetin e Shkupit: Arsovska nuk po realizon projektet për Shkupin modern! shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy