Këtë fundjavë do të bëhet spërkatja e tretë kundër mushkonjave në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se këtë fundjavë, përkatësisht me 21.05.2022 (e shtunë) dhe 22.05.2022 (e diel), në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektimi ajror kundër mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit.

Kjo është spërkatja e tretë, e dyta është kryer në periudhën prej datës 17.05 deri më 20.05.2022 dhe e para me datë 29.04.2022, e cila ka filluar me kohë këtë proces.

Nëse kushtet atmosferike janë të pafavorshme, dezinsektimi do të kryhet ditën e parë pasardhëse, kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme.

Nga Bashkia e Shkupit njoftojnë bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve me kohë.

Advertisement

Këtë fundjavë do të bëhet spërkatja e tretë kundër mushkonjave në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy