Këto janë rezultatet e sondazhit nga Telegrafi Maqedoni për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Muaji prill dhe maj në Maqedoninë e Veriut do të jenë muaj të zgjedhjeve. Më 24 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ndërsa më 8 maj do të mbahen zgjedhjet kuvendare së bashku me ato të balotazhi të presidencialeve.

Telegrafi Maqedoni ka realizuar sondazh me dy pyetje në lidhje me zgjedhjet.

Në sondazhin me pyetjen “Kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill, në garën për president të Maqedonisë?”, nga 1805 vota, Arben Taravari ka marrë shumicën e tyre.

Nga 1805 vota, kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari ka 67 përqind të votave, kundrejt kandidatit të BDI-së Bujar Osmani, i cili ka marrë 33 përqind të votave.

Advertisement

Ndërsa në sondazhin me pyetjen “Kush do t’i fitojë zgjedhjet kuvendare tek shqiptarët e Maqedonisë më 8 maj?” ka 2027 vota.

Prej tyre koalicioni “VLEN” ka marrë 61 përqind, ndërsa BDI ka marrë 39 përqind.

Këto janë rezultatet e sondazhit nga Telegrafi Maqedoni për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy