Këto janë top 5 kompanitë shqiptare në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këto janë top 5 kompanitë shqiptare në Maqedoni

Sot është mbajtur ngjarja e Odës Ekonomikë të Maqedonisë Veriperendimore (OEMVP) ku janë shpallur 100 kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Top 5 kompanitë më të fuqishme sipas OEMVP-së janë:

1. Bas Tuti-Fruti
2. Dauti Komerc
3. Promet steel holding
4. ATS Group
5. Pucko Petrol

Advertisement

Vlerësimi është bërë në disa segmente, numri i punëtorëve, qarkullimi, fitimi dhe të hyra vjetore.

Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra para të pranishmëve tha se kompanitë shqiptare, edhe pse janë përballur me kriza globale, edhe këtë vit kanë arritur rezultate të mahnitshme.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski para të pranishmëve tha se është i lumtur që është pjesë e këtij forumi pasi anëtarët e OEMVP-së janë ata që ndihmojnë shtetin të rritet e me këtë të gjithë së bashku kontribuojmë për një të ardhme më të mirë.

Advertisement

Kovaçevski: Sukseset e kompanive vendase janë investim në rritjen ekonomike

Lexo po ashtu
Kovaçevski: Sukseset e kompanive vendase janë investim në rritjen ekonomike

Advertisement

Përndryshe, ky event është krijuar si një ngjarje tradicionale në Maqedoni duke ju dhënë hapësirë dhe zë për të shprehur nevojat dhe arritjet e kompanive shqiptare. /Telegrafi/

 

Këto janë top 5 kompanitë shqiptare në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy