KFC Maqedoni me fushatë edukative: Mësoni pse janë të parët për mishin e pulës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

KFC Maqedoni ka nisur një fushatë edukative me qëllim që ta informojë publikun për mënyrën e përgatitjes së vakteve të preferuara të këtij zinxhiri botëror të restoranteve, i cili ofron një menu të pasur për çdo anëtar të familjes.

Nëpërmjet një fushate të integruar, KFC Maqedoni do t’i mundësojë publikut të shikojë në kuzhinë dhe të shohë personalisht standardet e larta të cilësisë dhe higjienës sipas të cilave funksionojnë restorantet.

“KFC ka një traditë prej më shumë se 70 viteve në përgatitjen e mishit të pulës më të famshëm në botë. Përveç 11 erëzave sekrete, prapa shijes së parezistueshme të mishit të pulës qëndron përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe mënyrës së përgatitjes, diçka në të cilën KFC ka qenë lider. Nëpërmjet fushatës ne duam të tregojmë në mënyrë transparente mënyrën e përgatitjes së vakteve dhe të prezantojmë tek të gjithë adhuruesit e specialiteteve tona, me cilësinë e lartë që për në përgatitje, mbi të gjitha, në mishin e pulës që është ushqimi bazë në kuzhinat tona dhe është gjithmonë i freskët, i pastër dhe i papërpunuar”.

“Përveç kësaj, publiku do të ketë mundësinë të shikojë prapa “skenës kryesore” dhe të njihet me standardet e përcaktuara në mënyrë rigoroze të higjienës, të cilave KFC si një ekskluzivitet ndërkombëtar u është përmbajtur pa kompromis që nga fillimi i saj. Shkurtimisht, ideja është të prezantojmë rrugën e mishit të punës më të mirë në botë deri tek adhuruesit e tij”, thonë nga KFC Maqedoni.

Advertisement

Nga kjo kompani thonë se konsumatorët në vendin tonë kanë një vetëdije të lartë kur bëhet fjalë për zgjedhjen e vakteve cilësore, por që shpesh ekziston një keqkuptim se zinxhiri KFC është një markë që i përket kategorisë së ushqimit të shpejtë.

“Një nga mitet kryesore për KFC në vendin tonë është se ne jemi një zinxhir i ushqimit të shpejtë, që është shumë larg së vërtetës duke marrë parasysh mënyrën e përgatitjes së ushqimit në restorantet tona. Është e vërtetë që në kuzhinë kemi një numër të mjaftueshëm të stafit dhe teknologjisë shumë të trajnuar që mundëson përgatitjen e shpejtë të vakteve, por vetë vaktet, sidomos katër llojet e pulës si bazë e ofertës sonë, si për nga cilësia ashtu edhe nga mënyra e përgatitjes, i përkasin segmentit të restorantit. Kjo është pikërisht ajo që ne duam ta transmetojmë në publik”, theksojnë nga KFC Maqedoni.

Ata shtojnë se qëllimi kryesor i kompanisë është të vazhdojë të kultivojë komunikim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me klientët e tyre, por edhe me publikun e gjerë, sepse sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar besnikërinë e vërtetë.

Në këtë vegëz mund të shihni video.

Advertisement

KFC Maqedoni me fushatë edukative: Mësoni pse janë të parët për mishin e pulës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy