minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Kishte sulmuar me mjet të mprehtë 19 vjeçarin, policia ndalon të miturin nga Shkupi - Struga.info


Kishte sulmuar me mjet të mprehtë 19 vjeçarin, policia ndalon të miturin nga Shkupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policët e Njësisë për Intervenim të Policisë në SPB – Shkup, në zonën e Karposhit, kanë ndaluar një të mitur nga Shkupi, pas kallëzimit të mëparshëm nga R.T. 19 vjeç nga Shkupi.

Sipas njoftimit, rreth orës 19:35 në një stacion autobusi në territorin e Karposhit dy persona e kanë sulmuar me mjet të mprehtë dhe i njëjti ka mbetur i plagosur.

“Të miturit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë, teksa në stacionin policor – Karposh në prani të prindit është kryer intervistë zyrtare, gjatë së cilës i mituri ka sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës penale”, sqaron MPB.

Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.

Advertisement

The post Kishte sulmuar me mjet të mprehtë 19 vjeçarin, policia ndalon të miturin nga Shkupi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy