Klaus: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të kenë ndikim ndaj disa vendeve të BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori gjerman në BE përsëriti qëndrimin se fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë ndër prioritetet kryesore të kryesimit gjerman, por theksoi se edhe “disa vende anëtare” kanë paralajmëruar se zgjedhjet do të ndikojnë në qëndrimin e tyre.

Ambasadori Michael Klaus, siç raportojnë nga AIM, sot prezantoi programin e kryesimit gjerman që fillon më 1 qershor dhe që jozyrtarisht do të quhet ‘Kryesimi Corona”, duke marrë parasysh se në gjashtë muajt e ardhshëm në BE do të dominojë kriza e Covid-19 dhe pasojat e saja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjermania duhet të vazhdojë të insistojë në zgjerimin e BE-së dhe në kontekst hapja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë faktor kyç në politikën e zgjerimit”, deklaroi Klaus duke paralajmëruar se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të kenë roli e vet.

“Duhet t’i shohim qëndrimet e vendeve anëtare, por nuk mund të përmend emra, por kur më pyesni për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, nëse do të ndikojnë apo jo, dëgjojmë nga disa vende anëtare so do të ndikojnë në vendimin e tyre”, tha Klaus./Telegrafi/

Advertisement

Klaus: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të kenë ndikim ndaj disa vendeve të BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy