Klinika Zhan Mitrev: Doktor Mitrev pengohet të marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme. A po kthehet procesi ndaj tij në torturë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Elita botërore në fushën e mjekësisë nuk do të mund ta ndjekë ligjëratën e Dr. Zha Mitrev sepse si i vetmi përfaqësues nga Maqedonia, ai u pengua të marrë pjesë në kongresin më të rëndësishëm të CSI Frankfurt ku do të prezantonte metodat e tij inovative në procedurën hibride. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale e ka refuzuar kërkesën për kthimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit (pasaportës) dhe në këtë mënyrë e ka bërë të pamundur udhëtimin. Kjo nuk është hera e parë që kërkesa e doktorit Zhan Mitrev për kthimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit refuzohet. Herën e parë që iu mohua e drejta e pjesëmarrjes në një ngjarje familjare që ndodh një herë në jetë.

E gjithë kjo po ndodh pikërisht gjatë periudhës së sulmeve të orkestruara mediatike nga qendra të caktuara që kanë për qëllim sulmin ndaj tij, punës së tij dhe ndaj të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre e mbështesin këtë profesionist të lartë.

Refuzimi i Gjykatës për t’i lejuar atij të marrë pjesë në një kongres botëror në të cilin është mjeku i vetëm nga rajoni është humbje për shëndetësinë maqedonase që të mos prezantohen metodat e avancuara në mjekësi. Kongresi CSI Frankfurt (Congenital & Structural Interventions) është një vend ku marrin pjesë ekspertët më të mëdhenj të procedurave hibride dhe ndajnë njohuritë dhe arritjet në aplikimin e teknikave inovative në terapinë me kateter të sëmundjeve të zemrës.

Në edicionin e sivjetshëm, doktor Mitrev u ftua si i vetmi mjek që përfaqëson Maqedoninë dhe rajonin, për të prezantuar aplikimin e suksesshëm të procedurës hibride te një pacient gjashtë muajsh. Prezantimi i Dr. Mitrev me temën “Procedura hibride për mbylljen e një defekti të madh muskulor të septumit ventrikular tek foshnja 6 muajshe” është i një rëndësie të veçantë për shkak të mundësisë së aplikimit të metodës tek pacientët më të vegjël dhe duhet të shërbejë për edukimin dhe përcjelljen e njohurive të dobishme për zbatimin e suksesshëm të kësaj metode.

Advertisement

Kthimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit në rastet kur puna ofron dobi të përgjithshme dhe në rast nevoje shëndetësore është procedurë e zakonshme, kur organi kompetent, në rastin e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Penale, duhet të konstatoj mirëkuptim për nevojën. Në këtë rast, edhe pse bëhet fjalë për edukimin dhe përcjelljen e njohurive për një problem shëndetësor që mund të shpëtojë jetë, kërkesa refuzohet si e pabazuar.

Përveç konfiskimit të dokumentit të udhëtimit, në rastin e Dr. Mitrev janë ndërmarrë edhe masa të tjera sigurie, si garancia financiare në vlerë prej 1 milion euro dhe 1.5 milion euro të tjera në bazë të kërkesave.

Klinika Zhan Mitrev: Doktor Mitrev pengohet të marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme. A po kthehet procesi ndaj tij në torturë? shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy