Ekzaminimi me ultratinguj i muskujve dhe tendinave është një procedurë diagnostike jo invazive, pa dhimbje, e shpejtë dhe e saktë e bazuar në përdorimin e valëve ultratinguj me frekuencë të lartë.
Me ekzaminimin ekografik të sistemit muskuloskeletor mund të shohim qartë: hapësirën e kyçeve, tendinat, ligamentet, muskujt, fascia e muskujve dhe nervat individualë. Përdorim ultratinguj për:

– Lëndimet dhe proceset inflamatore të tendinave dhe ligamenteve
– Lëndimet e muskujve duke matur përmasat e mundshme të hematomës dhe duke vlerësuar kohën e rikuperimit
– Përjashtimin ose konfirmimin e dyshimit për një proces të mundshëm tumoral të zgjeruar të indit dhjamor nënlëkuror dhe strukturave të muskujve
– Procesin inflamator në artikulacion dhe praninë e lëngjeve në nyje
– Ndryshimet degjenerative në kyçe
– Proceset inflamatore në bursa
– Ekzaminimin e nervave individual

Ekzaminimi është shumë i shkurtër, zgjat vetëm 15-20 minuta dhe nuk kërkon përgatitje e veçantë.

Në klinikën tonë punojnë radiologë dhe ortopedë me përvojë shumëvjeçare të cilët ju qëndrojnë në dispozicion. Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Klinika “Zhan Mitrev”: Ekzaminimi me ultratinguj i sistemit muskuloskeletor shkruan Telegrafi.