Klinika Zhan Mitrev ka ndarë edhe 80 kupona për ekzaminime pediatrike falas për të porsalindurit nga Komuna e Qendrës. Kjo është hera e tretë për këtë vit që familjet e kësaj komune, të cilat janë shtuar me një anëtar të ri në familjet e tyre, kanë marrë kupon për ekzaminim falas të foshnjave të tyre dhe deri më tani janë shpërndarë gjithsej 300 kupona.

Dhënia e kuponave është në përputhje me memorandumin e bashkëpunimit që klinika ka nënshkruar me Komunën e Qendrës dhe është një aktivitet tradicional që po zhvillohet për pesë vite me radhë. Me këtë lloj kujdesi, Klinika Zhan Mitrev kontribuon në zhvillimin e shendetit pa shqetësime tek të porsalindurit dhe këshillon prindërit për zhvillimin e tyre të duhur.

Kuponi mund të përdoret brenda 3 muajve të ardhshëm nga data e dhënies. Mjekët pediatër të Klinikës Zhan Mitrev janë në pritje të prindërve për rezervimin e terminit të foshnjave të tyre në numrin e telefonit 02 3091 484. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Klinika Zhan Mitrev ndau 80 kupona për ekzaminime pediatrike falas për të porsalindurit nga Komuna Qendër shkruan Telegrafi.