Klisarova: Borxhin në Onkologji e kanë rritur ilaçet që nuk janë në listën pozitive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me dëshmitë e drejtoreshës dhe të punësuarve të Klinikës së Onkologjisë ka vazhduar puna e Komisionit Anketues kuvendor, i cili ka mandat për të shqyrtuar nëse ka përgjegjësi politike në këtë skandal.

Drejtoresha Violeta Klisarova, e pyetur për borxhet e Klinikës, tha se ato janë rritur në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit, duke përmendur faktin se disa nga barnat nuk janë në listën pozitive.

“Krijimi i borxhit në fakt fillon në vitin 2021 kur borxhi ka qenë 394 712 263 denarë, por është rritur edhe më shumë në vitin 2022 kur u evidentua borxhi më i madh, kur unë u emërova, në nëntor të vitit 2022 dhe borxhi ishte 823 185 746 denarë. Arsyeja më e madhe për këtë rritje progresive të borxhit, mendoj se është për shkak të furnizimit të ilaçeve që nuk janë në listën pozitive”, tha Violeta Klisarova, drejtore e Klinikës Onkologjike.

Klisarova: Borxhin në Onkologji e kanë rritur ilaçet që nuk janë në listën pozitive shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy