Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit në Shkup, sërish është bërë devijimi nga ranglista e kandidatëve, pa arsyetime adekuate për çdo devijim, gjegjësisht për secilin kandidat individualisht, thuhet në deklaratën e Koalicioni për Gjykim të Drejtë.

Në vend të kësaj, thuhet në njoftim, anëtarët e Këshillit vetëm deklaruan se për shkak të mangësive në metodologjinë e renditjes së kandidatëve, “përcaktues do të jenë parametrat dhe kriteret e tjera”, pa specifikuar se cilat kritere dhe në bazë të cilës rregullore.

“Koalicioni ka reaguar disa herë për faktin se Këshilli Gjyqësor ka devijuar nga renditja e përcaktuar e kandidatëve për gjyqtarë në një gjykatë më të lartë, pa dhënë asnjë shpjegim për devijimin. Në këtë drejtim, Këshilli është kritikuar vazhdimisht edhe nga sektori civil për mungesën e arsyeve për votat e dhëna kundër një kandidati, si dhe për arsyet e përgjithshme, gjenerike dhe abstrakte të dhëna për vendimet e përzgjedhjes, të cilat praktikisht përsëriten për të gjithë kandidatët”, theksojnë nga Koalicioni për Gjykim të Drejtë.

Në fund, shtojnë nga atje, 73 për qind e gjyqtarëve në hulumtimin e fundit kanë theksuar se nuk besojnë se përzgjedhja e gjyqtarëve në një gjykatë më të lartë është bërë në bazë të kritereve objektive./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Këshilli Gjyqësor zgjodhi tetë gjyqtarë të ri në Gjykatën e Apelit në Shkup

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koalicioni për Gjykim të Drejtë-RMV: Gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve në Apel, sërish është bërë devijimi nga renditja e kandidatëve shkruan Telegrafi.