Koalicioni VLEN: Sulmi ndaj billboardit cënon lirinë demokratike dhe fushatën zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në orët e para pas mesnatës, një akt vandalizmi u evidentua në Karposh të Shkupit, ku një billboard i kandidatit për president nga radhët e Koalicionit VLEN, Arben Taravari, u djeg. Në reagim të këtij akti të papranueshëm, koalicioni opozitar ka shprehur dyshime se incidenti mund të jetë bërë qëllimisht, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë për media, Koalicioni VLEN kritikoi sulmin ndaj billboardit, duke e cilësuar atë si një shkelje të qartë të lirive demokratike dhe një tentativë për të ndikuar në fushatën zgjedhore. Ata theksuan se ky akt vandalizmi cënon lirinë e shprehjes së opinionit dhe vlerat demokratike të vendit.

“Ky akt i dhunshëm nuk përfaqëson vlerat demokratike të vendit tonë. Ne kërkojmë që autorët e këtij sulmi të përballen me drejtësinë dhe të dënohen me vendosmëri. Populli duhet të jetë në gjendje të shprehë lirinë e tij për të zgjedhur pa frikë nga aktet e tilla të dhunshme”, thuhet nga ato.

Ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar autorët e këtij sulmi, Koalicioni VLEN bën thirrje për një fushatë të qetë dhe të paqësore përpara zgjedhjeve, duke iu rezistuar ndikimeve të tilla të dhunshme. /Telegrafi/

Advertisement

Koalicioni VLEN: Sulmi ndaj billboardit cënon lirinë demokratike dhe fushatën zgjedhore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy