Kocevski: Motivi i vrasjes së Vanjës është i qartë, detaje nuk janë zbuluar për të mos shqetësuar opinionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ljupço Palevski-Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, ende nuk është marrë në pyetje për shkak se aktualisht janë duke u shqyrtuar sendet që ai ka sjellë me vete nga Turqia, të cilat sipas prokurorit publik në fjalë mund të jenë të dobishme për hetimin, tha prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai, në një intervistë për “360 gradë”, thotë se pas mbledhjes së këtyre provave do të vijojë aktakuza për Palevskin dhe kjo procedurë më vonë mund të kombinohet me procedurën që do të zhvillohet edhe për katër persona të tjerë që akuzohen për bashkëpunim në vrasje dhe kidnapim.

Në pyetjen se pse në deklaratën e Prokurorisë Publike Shkup nga e premtja për aktakuzën kundër katër personave, nga njëra anë thuhet se të pandehurit “e kishin planifikuar kidnapimin e fëmijës 14 vjeçare Vanja Gjorçevska me qëllim të dhunës të një anëtari të familjes së saj të ngushtë për të dhënë para për shpërblim”, por më pas nuk shpjegohet pse nuk qëndruan në atë plan, por e vranë vajzën shumë shpejt pas rrëmbimit, Kocevski i përgjigjet se motivi është i qartë, por se njoftimi është formuluar në atë mënyrë që të mos shkaktojë shqetësim në publik.

“Në akt është dhënë qartë përshkrimi i veprimeve dhe është përcaktuar qartë baza mbi të cilën akuzohen të pandehurit. Sa i përket motivit thuhet qartë, ndërsa për detajet tjera për arsyet e parashtruara nuk dua t’i komentoj sepse bëhet fjalë për një fëmijë i cili është vrarë në mënyrë mizore”, tha Kocevski./Telegrafi/

Advertisement

The post Kocevski: Motivi i vrasjes së Vanjës është i qartë, detaje nuk janë zbuluar për të mos shqetësuar opinionin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy