Kolev: Vështirë se do të arrihet marrëveshje me Bullgarinë deri javën e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari Unionit Qytetar Demokratik Petar Kolev në emisionin “Samo Vistina” tha se ishte e vështirë të arrihet marrëveshje me Bullgarinë në këtë moment, megjithëse ai do të dëshironte të ishte optimist se një gjë e tillë mund të ndodhte.

“Më shumë se një vit e gjysmë janë humbur në këtë drejtim dhe unë jam pak skeptik se një javë do të ndryshojë diçka. I uroj sukses palës së Maqedonisë, për të bindur kolegët e saj në Sofje se meriton të fillojë negociatat me BE. Unë nuk do të nxitoja për të ngushtuar ose caktuar afate, por ju e dini që data e fundit është e qartë, ne duhet të biem dakord deri më 17 nëntor”, tha Kolev.

Sipas tij, në Maqedoni dhe Bullgari kishte pritje të ndryshme nga përmbajtja e Marrëveshjes për Fqinjësinë e Mirë.

“Situata ka arritur në të dy palët, në atë që kush do të bëjë lëshime do të shpallet tradhtar kombëtar në të dy vendet”, tha Kolev, duke theksuar se që nga marsi nuk kemi pasur ambasador në Sofje./Telegrafi/

Advertisement

Kolev: Vështirë se do të arrihet marrëveshje me Bullgarinë deri javën e ardhshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy