Kolomina: Maqedonia e Veriut ka dëshmuar angazhimin në misionet paqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kolomina: Maqedonia e Veriut ka dëshmuar angazhimin në misionet paqësore

Zv. ndihmësin sekretar gjeneral për çështje politike dhe siguri të NATO-s, Javier Kolomina po qëndron në Shkip, ndërsa u prit nga Ministri i jashtëm Bujar Osmani.

Kolomina përshëndeti angazhimet e Maqedonisë së Veriut për sigurinë në rajon dhe më gjerë, duke konfirmuar se Maqedonia është duke punuar sipas agjendave të NATO-s.

“Ju e keni dëshmuar gjatë rrugës angazhimin tuaj me Aleancën. Ju jeni shumë të respektuar si anëtare e Aleancës Veriatlantike. Për këtë dua të falënderoj Qeverinë tuaj për angazhimin përgjatë viteve me agjendën e NATO-s. Ju jeni aktiv edhe duke kontribuar në sigurinë si në rajon ashtu edhe në agjendën e gjerë të NATO-s.

Duke kontribuar në misionet paqësore, e keni rritur numrin e ushtarëve”, tha Javier Kolomina, zv. ndihmës sekretar gjeneral për çështje politike dhe siguri të NATO-s.

Advertisement

Lexo po ashtu
Osmani-Kolomina: Përshpejtimi i integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor si investim në stabilitetin rajonal

Advertisement

The post Kolomina: Maqedonia e Veriut ka dëshmuar angazhimin në misionet paqësore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy