Komisioni Evropian kërkon fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Evropian ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes së kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni Evropian sot për herë të parë shpalli afatin kohor për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjatë prezantimit të raportit të eurodeputetit Ilhan Kyuchyuk, njofton AIM nga Brukseli.

Në emër të Komisionit Evropian foli komisioneri evropian Didier Reynders, i cili zëvendësoi Oliver Varhelyin në Parlamentin Evropian pasditen e sotme.

Pas prezantimit të raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk, në rezolutën e tij për vendin, Reynders bëri thirrje që negociatat me Maqedoninë e Veriut, por edhe me Shqipërinë, të fillojnë para përfundimit të presidencës franceze, pra më 30 qershor.

Advertisement

“Shtetet anëtare të BE-së vendosën në mars 2020 të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tani është koha për të dorëzuar dhe hapur zyrtarisht me të dyja vendet para përfundimit të presidencës franceze”, tha ai.

Ai shtoi se ky është sinjali më i fortë që BE mund t’i dërgojë të gjithë Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Komisioni Evropian kërkon fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy