Komisioni Evropian inkurajon të gjithë në Maqedoninë e Veriut të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë duke theksuar se regjistrimi është proces për aderim në BE.

Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero thotë se regjistrimi është një ushtrim i rëndëishë,.

“Është ushtrim i rëndësishëm. Të dhënat e sakta dhe karakteristikat e popullatës janë themelore për zbatimin e politikave sociale, demografike dhe ekonomike”, tha Pisonero.

Ajo po ashtu sqaroi se BE pret nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut që regjistrimi të zhvillohet sipas standardeve dhe rregullativave të BE-së si pjesë e procesit aderues në BE.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Konsiderojmë që të gjitha pjesët e shoqërisë pozitivisht të kontribuojnë në regjistrimin e popullsisë në mënyrë konstruktive”, tha Pisonero./Telegrafi/

Komisioni Evropian: Presim të gjithë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni shkruan Telegrafi.