Komisioni Evropian: Punojmë me përkushtim që RMV në dhjetor t’i nis negociatat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhelyi, sot në Bruksel ka realizuar takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në lidhje me rrugën e euro-integrimeve të RMV-së.

Ndërsa në lidhje me mundësinë që në dhjetor, Maqedonia e Veriut të merr datë për nisjen e negociatave me BE-në, nga Komisioni Evropian thonë se punojnë me përkushtim që kjo të ndodhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Me padurim presim që konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejt të mbahet. Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet dhe tani BE-ja duhet të përmbushë premtimin e saj. Siç theksoi komisioneri i BE-së Varhei të hënën, pas zgjedhjeve në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, ne shpresojmë të shohim përparim të shpejtë në terren”.

“Komisioni do të mbetet në kontakt me të gjitha palët relevante dhe do të vazhdojë të punojë me Presidencën Sllovene për të arritur qëllimin tonë të përbashkët për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë vit. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për çështjet e pazgjidhura dypalëshe”, thanë nga KE për TV24.

Advertisement

Ndryshe, për në muajin dhjetor është caktuar mbledhja e radhës e BE-së, në të cilën pritet të merret vendim nëse do të jepet datë për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/

Komisioni Evropian: Punojmë me përkushtim që RMV në dhjetor t’i nis negociatat shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy