Komisioni në RMV miratoi protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni për Politikë të Jashtme ka kaluar sot propozim – ligjet për ratifikimin e protokolleve të Traktatit të Atlantikut të Veriut të Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës.

Protokollet u miratuan njëzëri edhe nga deputetët e opozitës edhe të atyre të pushtetit.

Deputetët vlerësuan se, bëhet fjalë për dy vende mike të cilat kanë mbështetur çdoherë Maqedoninë e Veriut, nga pavarësia e saj, si dhe për aspiratat e saja euro-atlantike.

Ndërkaq, sipas deputetëve të opozitës, me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, do të përforcohet arkitektura e sigurisë në pjesën skandinave të Evropës dhe do të paraqesë vlerë të shtuar për Aleancën. Pas miratimin në komisionin amë, protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO duhet të votohen edhe në seancë plenare, e cila është caktuar për të mërkurën në mesditë./Telegrafi/

Advertisement

Komisioni në RMV miratoi protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy