Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni të premten do të mbajë mbledhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni për Sëmundje Infektive të premten do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për gjendjen me koronavirusin në vend, konfirmuan nga Komisioni për AIM. Sipas statistikave të djeshme, 34 për qind e totalit të testuar janë pozitivë dhe nuk ka asnjë të vdekur.

Deri dje ishin 1889 raste aktive me koronavirus. Rastet më aktive kanë qenë në Shkup – 1045, ndërsa nuk ka raste të regjistruara me koronavirus në Krushevë, Demir Kapi, Makedonska Kamenicë dhe Pehçevë.

Derisa në RMV situata me COVID-19 tani për tani është stabile, rajoni po përgatitet për valën e re të virusit.

Mbajtja e maskës mbrojtëse është kthyer në Bullgari nga e hëna. Siç tha për BNR, kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angel Kunçev, Bullgaria po përballet me një valë të re të Covid-19 dhe një variant të virusit që përhapet shumë herë më shpejt, ndaj duhet të jenë të përgatitur për çdo situatë.

Advertisement

Edhe në Shqipëri vijon trendi i rritjes së rasteve të reja me COVID-19. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 1215 raste me virus ose 46.3 për qind e të testuarve janë pozitivë.

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni të premten do të mbajë mbledhje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy