Komisioni për Sëmundje Infektive prezanton raportin para Unioni të Nxënësve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këtë mëngjes, në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive morën pjesë përfaqësues të Unionit të nxënësve të Shkollave të Mesme. Në koordinimin e rregullt, përfaqësuesit e komisionit prezantuan raportet me situatën e detajuar me Covid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme prezantuan kërkesat e tyre, shumica e të cilëve tashmë janë në planin e Komisionit për Sëmundje Infektive për fillimin e vitit shkollor. Ajo që u diskutua kryesisht ishte periudha e zbatimit të protokolleve të caktuara, për të cilat Komisioni këmbëngul që ato të zbatohen në faza, në përputhje me situatën epidemiologjike në vend.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u shpjegoi gjimnazistëve procesin e prezantimit dhe lehtësimit të masave kufizuese në përputhje me situatën epidemiologjike. Ai informoi se të gjitha masat parandaluese janë miratuara në bazë të analizave të ekspertëve dhe rekomandimeve të Komisionit, në interes të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe prindërve./Telegrafi/

Komisioni për Sëmundje Infektive prezanton raportin para Unioni të Nxënësve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy