Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të vlerësojë nëse duhet të vendosen teste për hyrje në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e ardhshme do të bisedojë për rrezikun nga lloji delta i coronavirusit dhe mbrojtjen e kufijve me vendosjen eventuale të testeve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se masat aktuale mbesin në fuqi, por mund të ndryshojnë nëse ka ndryshime.

“Është normale të ndryshojnë masat nëse vërejmë se ka ndonjë ndryshime, megjithatë nuk ka plan për ndryshim të masave. Ajo se çfarë mund të bisedohet është ndonjë vendim eventual sa i përket mbrojtjes së kufijve. Kjo ka të bëjë me testet. Të vlerësohet rreziku nëse me këtë masë do të mund të mbrohemi”, tha Filipçe i cili shtoi javën e ardhshme do të diskutohet nëse do të ketë kufizime shtesë.

Ai tha se edhe pse disa anëtarë të KSI-së janë në pushim, gjendja analizohet dhe hulumtohet për këtë lloj të virusit, ndërsa mendimet e anëtarëve do të dëgjohen gjatë ditës së hënë./Telegrafi/

Advertisement

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të vlerësojë nëse duhet të vendosen teste për hyrje në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy