Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër do të diskutojë për gjendjen epidemiologjike në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet shëndetësore thonë se gjendja me coronavirusin në vend është stabile edhe pse ka rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve. Në Shkup dhe Tetovë janë evidentuar rastet e reja, ndërsa klasteret në Tetovë janë të dy ahengjeve familjare.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe javën e kaluar tha se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për gjendjen epidemiologjike dhe do të merren parasysh qëndrimet dhe mendimet e tyre në bazë të analizave që i bëjnë.

Filipçe po ashtu tha se vaksinimi shkon pa ndërprerje dhe ka pak vaksinim. Ai mendon që në shtator të vendosen masa të reja për persona e pavaksinuar, përkatësisht të mos u lejohet atyre të hynë në ngjarje në hapësira të hapura dhe mbyllura, përkatësisht të lejohet hyrja me dëshmi për vaksinim.

Ndryshe, deri tani autoritetet shëndetësore thonë se gjendja është stabile dhe se nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese./Telegrafi/

Advertisement

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër do të diskutojë për gjendjen epidemiologjike në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy