minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kompanitë në Maqedoni kanë marrë 206 milion euro nga kthimi i TVSH-së - Struga.info


Kompanitë në Maqedoni kanë marrë 206 milion euro nga kthimi i TVSH-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në gjysmën e parë të vitit 2020, është bërë kthim i TVSH-së prej 12.7 miliardë denarë ose 206.5 milion euro, që është 6 përqind më shumë se vitin e kaluar ose për 660 milion denarë më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është kthimi më i lartë i TVSH-së për këtë periudhë në vitet e fundit, me çka është e rëndësishme veçanërisht duke marrë parasysh krizën me COVID-19”, thonë nga Ministria e Financave.

Nga atje thonë se krahasuar me dy vitet e kaluara, kthimi është dukshëm më i lartë. Kështu, nëse krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2020 me të njëjtën periudhë të vitit 2018, kthimi është më i lartë për 26 përqind, ndërsa në krahasim me 2017 kthimi është më i lartë për 44 përqind.

Sipas Ministrisë së Financave, kthimi i TVSH-së për kompanitë në kushtet e krizës me COVID-19 është me rëndësi të madhe, me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të ekonomisë, dhe kështu të inkurajojë dhe mbështesë aktivitetet ekonomike./Telegrafi/

Advertisement

The post Kompanitë në Maqedoni kanë marrë 206 milion euro nga kthimi i TVSH-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy