Komuna e Gostivarit binjakëzohet me Komunën Kutahja të Turqisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari e ka pritur në takim kryetarin e Komunës Kutahja të Republikës së Turqisë, Alim Ishik.

Nga Komuna e Gostivarit informojnë se qëllimi i takimit ishte binjakëzimi i komunave si dhe bashkëpunimi me këtë komunë me industri të zhvilluar në sferën e prodhimit të qelqit dhe porcelanit.

“Komuna e Gostivarit do të bëjë përpjekje që biznesmenë nga atje të sjellin kapitalin e tyre dhe të investojnë në Gostivar. Mysafirët u pritën nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kabineti i tij dhe u vizituan disa vende të Gostivarit si dhe në vendin ku në bazë të Memorandumit të nënshkruar komuna e Kutahjas, Gostivarit i ndërton kinema verore, një projekt fantastik dhe i nevojshëm për zhvillimin e kulturës dhe argëtimin e qytetarëve”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Komuna e Gostivarit binjakëzohet me Komunën Kutahja të Turqisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy