Komuna e Ohrit me 22 milionë euro borxh! Për çështjen e rregullimit të plazheve, Peckov topin e hedh te Qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

22 milionë euro është borxhi i Komunës së Ohrit, ndërsa i pari i kësaj Komune Kirill Pecakov thotë se e ka trashëguar nga kryetari i kaluar. Ai thotë se sfida e tij me e madhe është realizmi i projekteve pas një borxhi kaq të madh.

“Realisht komunën duhet ta gjeja me 8.5 ose 9 milionë euro për shkak të lehtësimit të borxhit që e bëri qeveria e Maqedonisë me 7 milionë euro për të gjithë komunat, atëherë kishte paket, ndërsa për ne ishte 7 milionë euro, duhej të ishte kaq, por unë trashëgova 14 milionë euro borxh dhe 7 milionë euro borxh nga ndërmarrjet komunale d.m.th. komplet 22 milionë euro borxhi i komunës së Ohrit”. tha Kirill Pecakov, kryetarë i komunës së 0hrit.

Megjithatë Pecakov thotë se po bënë maksimumin për realizmin e projekteve me mjete nëpërmjet Bankës Evropiane dhe Bankës Botërore si dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal. Ai tha se komunave Qeveria nuk ua ka shtrirë dorën për t’i ndihmuar me çmimin e energjisë elektrike, çështje kjo e cila shqetëson të gjithë kryetarët e komunave. Ndërsa sa u takon plazheve dhe sezonit verorë në Ohër ai tha se plazhet po mundohen t’i pastrojnë, por do të jenë si vitin e kaluar të pa rregulluara, për këtë fajin e hodhi tek qeveria.

“Barra për pastrimin e plazheve ra mbi komunën e Ohrit. Kërkojmë mënyrë gjatë gjithë kohës për ta zgjidhur atë problem. Nuk shkon aq mirë, nuk e di nëse është për atë, sepse po frenojnë, megjithatë problem më i madh është tek qeveria e RM e cila nuk i dorëzon nënshtresat deri te Agjencia për planifikim hapësinorë si dhe te Ministria për transport dhe lidhje që ta përpunojnë atë plan për bregun e liqenit të Ohrit dhe ne ta dimë si komunë se këto 10, 15,20 lokacione mund të ketë rregullim të plazheve”, theksoi Kirill Pecakov, kryetarë i komunës së Ohrit.

Advertisement

Sa i takon ndërtimit të portit në vendin e ashtuquajtur Moçali Studençishta, Kirill Pecakov ishte i prerë në përgjigjen e tij duke thënë se nuk do të ndërtohet asnjë port në atë pjesë të Ohrit e cila është tejet e frekuentuar gjatë sezonit verorë.

Komuna e Ohrit me 22 milionë euro borxh! Për çështjen e rregullimit të plazheve, Peckov topin e hedh te Qeveria shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy