Komuna e Tetovës: Kryqi në Kodrën e Diellit është vendosur pa leje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Tetovës ka dalë me reagim në lidhje me kryqin i cili është vendosur në Kodrën e Diellit. Nga komuna thonë se nuk kanë dhënë leje për vendosjen e kryqit.

“Komuna e Tetovës për të sqaruar opinionin publik nuk ka dhënë leje për ngritjen e kryqit në Kodrën e Diellit, duke shpallur se ai është vendosur pa lejen e duhur për ngritje”.

“Inspektorët komunal kanë dalë në terren për të vërtetuar gjendjen faktike dhe për të kryer vlerësimin e situatës, sipas të cilave do të merren masat ligjore për të garantuar zbatimin e plotë të rregullave dhe procedurave”.

“Pra, edhe një herë, Komuna e Tetovës edhe në këtë rast do të respektojë të gjitha procedurat ligjore, siç edhe ka vepruar çdo herë”, thonë nga Komuna e Tetovës./Telegrafi/

Advertisement

Komuna e Tetovës: Kryqi në Kodrën e Diellit është vendosur pa leje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy