Komuna Qendër kumtoi se prej nesër fillon me pastrimin e mbeturinave në dhe jashtë kontejnerëve.

Siç paralajmëroi kryetari i komunës, Goran Gerasimovski, me punë nesër në mëngjes fillojnë pothuajse të gjithë punëtorët e higjienës nga shërbimi komunal në NP “POC” dhe një pjesë e administratës komunale.

Në terren do të përdoret i tërë mekanizimi në pronësi të ndërmarrjes si dhe pajisjes shtesë për grumbullimin e mbeturinave.

Gerasimovski i bëri thirrje Qytetit të Shkupit urgjentisht t’i zgjidhë problemet në ndërmarrjen publike dhe të fillojë me pastrimin e qytetit. Qytetarët, siç theksoi, nuk duhet të jenë viktima të menaxhimit të keq në qytet, rreziku për shëndetin e qytetarëve është i madh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Komuna Qendër-Shkup nesër do të fillojë me pastrimin e kontejnerëve appeared first on Telegrafi.