Komuna Qendër-Shkup rikthen policët patrullues nëpër lagje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, oficerët patrullues, kontrollues policor po kthehen në çdo lagje të Komunës Qendër-Shkup.

Këtë informacion me qytetarët e ka ndarë kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski.

Në prani të dy zyrtarëve policorë dhe inspektorit për parandalimin e krimit në SPB Shkup, ai tha se këto oficerë kontrollues të lagjeve, të cilat fillimisht kthehen në Komunën e Qendrës, do të rrisin sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve.

“Kthimi i policëve patrullues në lagje ishte një kërkesë por edhe një nevojë reale për qytetarët dhe më vjen mirë që ia dolëm ta realizojmë me Ministrinë e Brendshme. Tash e tutje çdo lagje në Komunën Qendër do të jetë e mbuluar me patrulla kontrolluese me nga 1 deri në 2 policë të cilët do të mbrojnë qytetarët. Nëse i hasni në lagjen tuaj, njihuni me njëri-tjetrin dhe kërkoni këshilla se si të mbroni shtëpitë tuaja nga vjedhjet, një fenomen që zakonisht ndodh gjatë stinës së verës. Në të kaluarën, oficerët e policisë nëpër lagje ishin simbol i sigurisë dhe prindërit ishin të sigurt se do t’i linin fëmijët e tyre të luanin të sigurtë në rrugë. Shpresoj që kjo siguri të na kthehet, sepse policët do të jenë miqtë tanë mbrojtës”, u tha Gerasimovski qytetarëve.

Advertisement

Punonjësit e policisë ndanë me qytetarët këshilla bazë për rritjen e sigurisë së banesave dhe i nxitën të denoncojnë çdo gjë të dyshimtë në numrin e telefonit 192.

Përndryshe, punonjësi i policisë së lagjes duhet të parandalojë sulmet që mund të ndodhin në mes adoleshentëve, të mbroj jetën, pronën dhe të granatoj zonë sigurie nëpër vendbanime.

Komuna Qendër-Shkup rikthen policët patrullues nëpër lagje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy