Komunat e Shkupit me më shumë raste aktive me Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe sot numri i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoni ka qenë i lartë (127), ndërsa sërish më shumë ka pasur në Shkup (67).

Duke përfshirë edhe rastet e sotme, komuna me më shumë raste aktive me coronavirus në Shkup është Çairi me 168, ndërsa e dyta është Qendra me 64 raste aktive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E treta është Buteli me 63, e katërta Gazi Baba me 58, ndërsa e pesta Aerodromi me 57.

Renditja e komunave të Shkupit me rastet aktive me Covid-19, është si më poshtë:

Advertisement

– Çairi, 168
– Qendra, 64
– Buteli, 63
– Gazi Baba, 58
– Aerodromi, 57
– Saraj, 55
– Karposhi, 45
– Kisella Voda, 35
– Haraçina, 23
– Studeniçani, 19
– Ilindeni, 18
– Gjorçe Petrov, 18
– Shuto Orizare, 17
– Petrovec, 6
– Çuçer Sandevë, 3
– Sopishte, 2
– Stranec, 2.

Ndryshe, me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi shkon në 3152, prej të cilëve 1653 janë shëruar, ndërsa 156 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Komunat e Shkupit me më shumë raste aktive me Covid-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy