Komunikacioni në Maqedoni, rritet intensiteti i makinave në pikat kufitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në pikën kufitare Tabanoc për hyrje dhe pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga shteti shënohet frekuentim i rritur i automjeteve, koha e pritjes është rreth 15-30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do të sigurohet gara çikliste HRONO, për të cilin shkak do të jetë në ndërprerje komunikacioni në rrugën rajonale kufitare “Pelincë” në segmentin nga udhëkryqi për fshatin Dragomanc deri në Qendrën Memoriale KAÇKM në fshatin Pelincë.

Gjithashtu, sot prej orës 8:00 deri në orën 17:00 do të sigurohet gara çikliste “MOINTAIN BAJK (trajnim)”, me ç’rast komunikacioni në rrugën në fshatin Dobërshan në rrugën rajonale për në Sveti Nikole deri në vendin e quajtur “Studena Voda” do të jetë i mbyllur.

Mbyllje të përkohshme të rrugës rajonale Kumanovë – vendkakimi kufitar “Pelince” është planifikaur për tre ditët e ardhshme.

Advertisement

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

The post Komunikacioni në Maqedoni, rritet intensiteti i makinave në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy