Konfirmohen edhe 136 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1208 testime për coronavirus, ndërsa 136 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 80 janë nga Shkupi, 6 nga Kumanova, 1 nga Shtipi, 3 nga Prilepi, 24 nga Tetova, 1 nga Struga, 3 nga Velesi, 5 nga Ohri, 4 nga Gostivari, 4 nga Resnja dhe nga një në Strumicë, Kriva Pallankë, Koçani, Kërçovë dhe Negotinë.

Janë regjistruar edhe tetë viktima, dy nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova dhe nga një në Veles dhe Kërçovë.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 43 pacientë të shëruar, prej të cilëve 26 nga Shkupit, 6 nga Tetova, 2 nga Gostivari, 4 nga Velesi dhe nga një prej Shtipi, Prilepi, Koçani, Probishtipi dhe Kratova.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 5445, prej të cilëve 2091 janë shëruar, ndërsa 259 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Konfirmohen edhe 136 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy