Konfiskohen 53 kilogramë marihuanë në Prilep, arrestohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konfiskohen 53 kilogramë marihuanë në Prilep, arrestohet një person

Ministria e Punëve të Brendshme informon se zyrtarët policorë kanë konfiskuar 53 kilogramë marihuanë dhe e kanë arrestuar një person.

Siç thonë nga MPB, bëhet fjalë për F.D (46) nga fshati Kalisht, i cili ka qenë me makinë të tipit “Audi”.

“Zyrtarët policorë të Departamentit për kriminalistikë – Sektori për tregti të paligjshme me lëndë narkotike, në bashkëpunim me Zyrën e jashtme për punë kriminalistike në Prilep, pas informacioneve paraprake, më 8.12.2020, në orën 13:00, në afërsi të fshatit Staro Logovo, e kanë arrestuar personin F.D (46) nga fshati Kalisht, i cili e ka drejtuar makinën Audi”.

“Policia në momentin kur i jep sinjal për ta ndal veturën që po e ngiste personi F.D, ai nuk e dëgjoi policinë, nuk e ndaloi makinën por vazhdoi të voziste dhe gjatë vozitjes ka hedhur dy çanta me marihuanë me sasi rreth 53 kilogram. Policia më pas ka arritur kap dhe e arrestoi. Kundër personit do të ngrihet procedurë nga Prokutoria përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Konfiskohen 53 kilogramë marihuanë në Prilep, arrestohet një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy