Kontroll në objekte hotelierike në Shkup, arrestohen 9 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 23/24 maj 2024, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB Shkup kanë vepruar sipas planit të SPB Shkupi, gjatë të cilit është bërë kontroll në disa objekte hoteliere.

Në të njëjtën kohë, nëntë personave u është hequr liria, tek të cilët u gjet drogë.

“Gjatë një ekzaminimi tek K.L. (31), P.Z. (31) dhe B.D. (30) është gjetur lëndë pluhur i bardhë, tek G.J. (30), L.M. (22), Zh.J (33), A.H. (27) dhe A.N. (22) u gjet marihuanë, dhe tek A.B. (24) u gjet një makinë shtypëse marihuane”, thonë nga SPB Shkup.

Sipas MPB-së, gjatë kontrollit janë identifikuar dhe kontrolluar 59 persona dhe pesë automjete pasagjerësh.

Advertisement

The post Kontroll në objekte hotelierike në Shkup, arrestohen 9 persona appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy