Kontroll policor në Bërvenicë të Tetovës, arrestohen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë ditë së djeshme (02.03.2021) në fshatin Bërvenicë të Tetovës, pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë në bazë të urdhrit gjyqësorë, kanë kryer bastisje në shtëpitë dhe hapësirat ndihmëse të personit D.J. (47) dhe tek personi T.J.

“Gjatë bastisjes tek personi D.J. janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me marijuhanë, një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm si dhe më shumë se 40 plumba të kalibrit të ndryshëm. Kurse tek personi T.J. janë gjetur dhe konfiskuar 4 plumba”.

“Të njëjtit janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa adekuate”.

 

Advertisement

Kontroll policor në Bërvenicë të Tetovës, arrestohen dy persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy