Kontrolle në Ohër, arrestohet një trafikant i lëndëve narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Maqedonisë dje rreth orës 21:30 në Ohër, para një objekti hotelierik në një pikë karburanti, e ka arrestuar personin A.I (44) nga Ohri, për shkak të dyshimeve për kryerjen e krimeve të trafikimit të paligjshëm të drogës dhe armëve.

“Gjatë kontrollit në automjetin e tij dhe të gruas së tij, u gjet marihuanë dhe dy thika, dhe gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij dhe gruas së tij, të kryera pas urdhrave të lëshuar më parë nga gjykatësi i procedurës paraprake, është gjetur marihuanë, një peshore dixhitale me mbetje marijuane dhe 331 copë eksplozivë, të cilat janë konfiskuar”, thonë nga MPB.

Më tej shtojnë se pas përfundimit të kërkimit, A.I u ndalua në Stacionin Policor të Ohrit dhe pasi të kompletojë të gjithë dokumentacionin, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për vepra të kryera penale sipas nenit 215 dhe nenit 396 të Kodit Penal.

Kontrolle në Ohër, arrestohet një trafikant i lëndëve narkotike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy