Kopshti Zoologjik është një nga atraksionet kryesore në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Radhë e gjatë para biletarisë së Kopshtit Zoologjik në Shkup dhe parking i stërmbushur. Kjo ishte e diela, ditë që shumë admirues të kafshëve kishin vendosur ta kalonin me të afërmit e tyre në këtë lokacion. Nga targat e makinave të parkuara dhe atyre që tentonin që te gjenin një vend, shihej se vizitorët kishin ardhur nga qytete të ndryshme, si nga vendi, ashtu edhe nga shtetet fqinje.

““Kopshti Zoologjik është një atraksion, jo vetëm për qytetarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe ata që vijnë nga Kosova apo edhe turistët. Megjithatë të gjithë po hasin në të njëjtin problem. Tabelat që përshkruajnë karakteristikat e kafshëve, janë vetëm në gjuhën maqedonase. 05:13 Përveç karakteristikave, gjuha që do ta kuptonin shumica e vizitorëve është shumë e rëndësishme, për faktin se tabela që ndodhet pas meje, shpjegon se gardhi nuk duhet të preket, sepse përbën rrezik, ndërkohë që nëse nuk e kuptojnë, mund ta bëjnë diçka të tillë dhe të rrezikojnë jetën.”

Disa fëmijë më shumë pëlqenin elefantin, të tjerë të preferuar kishin gjirafën apo tigrin, mirëpo zgjerimin e njohurisë rreth këtyre kafshëve e kishin të pamundur, sepse nuk dinë gjuhën maqedonase.

“-Cila kafshë ju pëlqeu më shumë?
– Elefanti. Tigri.
-Po mirë, arritët të kuptoni karakteristikat, çfarë kanë specifikë këto kafshë?
-Jo, sepse nuk ishin në gjuhën angleze ose shqip.”

Advertisement

“Jo, unë nuk e kuptoj, sepse 04:36 unë nuk di maqedonisht, por tabelat shkruajnë vetëm në gjuhën maqedonase.
-Të paktën a do të dojë që anglisht t’i kuptoje?
-Po”

“Të ishte në Gjuhën Shqipe edhe në Gjuhën Angleze, pse jo. Të paktën një gjuhë ndërkombëtare që e kuptojmë të gjithë. Përndryshe maqedonishten, pak e vështirë, nuk e kuptojnë të gjithë.”

“Edhe fëmijët jo më larg se dy minuta më parë më tha “ Babi, pse këtu nuk po e shoh Gjuhën Shqipe?” 01:58 Në këtë kopsht zoologjik nuk paska diçka negative, nga ajo që shohim, mirëpo tabelat figurojnë vetëm në gjuhën maqedonase.”

“Mirë, shumë bukur, por nuk ka të bëjë asgjë më Gjuhën Shqipe. Fëmijët nuk po arrijnë të orientohen rreth kafshëve. Të gjitha tabelat janë në gjuhën maqedonase.”

Advertisement

Institucioni në fjalë nuk po respekton Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, mirëpo se përse nuk e bëjnë diçka të tillë nuk arritëm të merrnim përgjigje nga drejtuesit, sepse të njëjtit ishin jashtë vendit. Ndërsa aty ky dygjuhësia ishte respektuar, përkatësisht në hyrje të muzeut Natyroro Shkencorë të Maqedonisë, pranë Kopshtit Zoologjik, emrin i institucionit në Gjuhën Shqipe, ishte fshirë.

 

Kopshti Zoologjik është një nga atraksionet kryesore në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy