Kostadinov: OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë rrezik n daj shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “lajmet e rreme, shkeljet e masave nga OBRM-PDUKM nuk janë as incidente të rastësishme, por veprim i vetëdijshëm kundër shëndetit dhe interesit të qytetarëve”.

“Që nga fillimi i krizës shëndetësore opinioni është dëshmitar i mosrespektimit dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme nga funksionarët e OBRM-PDUKM-së. Më 3 prill Mickoski u përpoq të krijojë panik d he tha se shteti ka vetëm 100 testime për coronavirus. Që atëherë janë testuar mijëra qytetarë, ndërsa deri dje janë testuar mbi 38.000 qytetarë”, tha Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se më 15 prill Mickoski dhe OBRM-PDUKM poashtu gënjyen se 140 mijë qytetarë kanë mbetur pa punë për shkak të coronavirusit dhe se përveç lajmeve të rreme, Mickoski dhe funksionarët e OBRM-PDUKM-së i shkelin masat për mbrojtje nga coronavirusi dhe keqpërdorin institucionet për qëllime partiake.

“Më 25 prill u pa një incizim se si Mickoski hyn në fitnes në prani të policëve të MPB-së, të cilët disa prej tyre mbajnë doreza. Tre ditë më vonë ministri Çulev e shpall hetimin të mbyllur, dhe thotë se incizimet janë të vjetra”, tha Kostadinov duke shtuar se Çulev po keqpërodr policinë dhe duke përmendur raste të tjera.

Advertisement

Sipas tij, këto janë një pjesë e veprimit joserioz dhe të rrezikshëm të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së.

“Lajmet e rreme, shkeljet e masave dhe ndalesave, keqpërdorimet e institucioneve, janë ajo që shohin qytetarët nga OBRM-PDUKM”, tha mes tjerash Kostadinov./Telegrafi/

Kostadinov: OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë rrezik n daj shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy