Kostadinovska Stojçevska: Zgjedhjet do të jenë të rregullta, në vitin 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja e LSDM-së Bisera Kostadinovska Stojçevska për “Kanal5” theksoi se në vitin 2024 do të ketë zgjedhje të rregullta.

“Ne nuk do të biem nën këto provokime të OBRM-PDUKM-së, besojmë se tani të përballur me krizën energjetike, krizën e Covid-it, kemi punë shumë më të rëndësishme nga se i gjithë procesi i zhvillimit në vend të ndalet, vetëm për shkak se lideri në hije nga Budapesti e dëshiron këtë”, tha Kostadinovska Stojçevska.

Lidhur me njoftimet e opozitës për referendum, Kostadinovska Stojçevska theksoi se OBRM-PDUKM së pari duhet të vendosë se çfarë dëshiron dhe se deri më tani kjo parti është sjellë shumë herë në mënyrë jokonsistente.

“Por nëse OBRM-PDUKM kërkon referendum, fillimisht duhet të deklarohen nëse do të votojnë apo jo, sepse kështu ka qenë edhe në referendumin për ndryshimin e emrit, ku lideri i tyre zyrtar Hristijan Mickoski nuk ka luajtur rolin e as peshkut, as vajzës, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me regjistrimin, nuk kanë pasur qëndrim të qartë për asgjë”, tha Kostadinovska Stojçevska./Telegrafi/

Advertisement

The post Kostadinovska Stojçevska: Zgjedhjet do të jenë të rregullta, në vitin 2024 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy