Kostov: Në spitalin “8 Shtatori” ka vende të lira për mjekim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i spitalit “8 Shtatori”, Hristijan Kostov, thotë se ata aktualisht kanë disa vende të lira.

Ai shpjegon se disa nga njerëzit e infektuar me coronavirus me një pamje klinike të moderuar janë transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, duke lënë disa vende për raste më të rënda që do të kishin nevojë për mbështetje të oksigjenit.

“Ata që janë mjekuar me ne për 3, 4 ose 5 ditë, dhe kanë një pamje klinike të moderuar, ne i transferuam në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, kështu që kemi disa vende për urgjenca. Pacientët po mjekohen departamentet amë, por pasi gjendja e tyre përkeqësohet, ata i marrin me ambulancë”, tha Kostov.

Ai thotë se ata marrin raste më të rënda nga të gjitha qytetet, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka pasur një fluks më të madh nga Strumica./Telegrafi/

Advertisement

Kostov: Në spitalin “8 Shtatori” ka vende të lira për mjekim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy