Kovaçev: Zaevit i mungon guximi për të përmbushur Marrëveshjen me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 17 nëntor, padyshim, nuk do të arrihet asnjë zgjidhje për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Unë nuk do ta quaja këtë veto, por një vonesë. Këtë e deklaroi Andrej Kovaçev, eurodeputet nga PPE.

“Vonimi i procesit, por gjithçka varet nga Shkupi. Nëse ata vendosin të ndryshojnë mendje, të ndalojnë falsifikimin e historisë dhe të ndalojnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes, atëherë ne do të kemi një zgjidhje tjetër. Por nuk ka gjasa që kjo të ndodhë në ditët në vijim”, tha Kovaçev, i cili nuk tha kur mund të gjendej një zgjidhje.

Eurodeputeti bullgar nuk përjashtoi mundësinë e fillimit të negociatave gjatë një prej presidencave të ardhshme të BE-së para 2021.

Kovaçev theksoi se pozicioni bullgar nuk ka ndryshuar gjatë viteve. Maqedonia ka tre vjet që nga nënshkrimi i Marrëveshjes për të ndryshuar politikën e saj.

Advertisement

“Është shkruar në Marrëveshje që kemi një histori të përgjithshme, jo të përbashkët ose paralele, siç insistojnë maqedonasit. Ata nuk kanë asgjë për të pasur frikë dhe për të ikur nga e vërteta. Njohja e së vërtetës historike nuk do të ndryshojë identitetin e tyre modern”, tha Kovaçev pë “BG On Air”.

Sipas tij, nuk është vlerë evropiane të kërkosh nga bullgarët të pranojnë gënjeshtra dhe manipulime.

“Ne duam të ndihmojmë njerëzit tanë më të afërt nga Maqedonia e Veriut të bëhen pjesë e BE-së. Ne do ta ndihmojmë Maqedoninë e V., pavarësisht se kush është në pushtet. Është e rëndësishme që ai të ndërmarrë hapat e rëndësishëm. Ne nuk e pranojmë politikën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili filloi procesin e antikizimit dhe ndërtoi shumë monumente për heronjtë bullgarë, duke i paraqitur ata si luftëtarë kundër Bullgarisë. Ne nuk mund ta pranojmë atë. Zaev bëri hapa të vërtetë që nuk i ndërmori Gruevski, duke nënshkruar dy marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë. Tani atij duket se i mungon pak guxim për të përmbushur Marrëveshjen me Bullgarinë”, deklaron Kovaçev./Telegrafi/

 

Advertisement

Kovaçev: Zaevit i mungon guximi për të përmbushur Marrëveshjen me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy