Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se pensionet e marsit me 1.000 denarë shtesë do të fillojnë të paguhen nga 29 marsi.
Me këtë pagesë, siç tha Kovaçevski, fillon realizimi i mbështetjes financiare për të gjithë pensionistët në kohë krize.
“Secili pensionist do të marrë nga 1.000 denarë shtesë në llogarinë e tij për muajt mars, prill dhe maj. Kjo mbështetje financiare, së bashku me rritjen rekord të pagave dhe metodologjinë e re, është investim për një jetë më të mirë për qytetarët më të moshuar”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski./Telegrafi/
The post Kovaçevski: 1.000 denarë shtesë për çdo pensionist për muajt mars, prill dhe maj appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";